Spanjë, “luftë e përgjakshme” me domate
02 shtator 2018
| 12:48
Duket si një betejë e përgjakshme mes të rinjve, por është thjesht një festival që ka të bëjë me një “luftë” me domate.
Bëhet fjalë për festivalin “La Tomatina”, i cili zhvillohet në qytezën e vogël Bunjol, pak kilometra larg Valensias, në Spanjë. Më shumë se 22 mijë veta mbuluan me domate qytezën, në atë që konsiderohet beteja më e famshme në botë.