Spanjollët janë impresionuar nga kosovari i Dinamo Zagrebit: Na dha dhimbje koke

23 shkurt 2024 | 13:07

Manuel Pellegrini tregoi pak natyrë “djallëzore”. Pas takimit të parë në Sevilla dhe humbjes 0-1 nga Dinamo Zagrebi, ai fillimisht ka thënë se “nuk e di se kush e shpalli Betisin favorit”.

Deri pas përfundimit të ndeshjes së kthimit në Zagreb, trajneri i Real Betisit e ndryshoi narrativen duke thënë se Dinamo shënoi nga një rast i vetëm dhe se skuadra e tij nuk e meritonte humbjen. Ndryshe nga tekniku kilian, mediet spanjolle e lavdëruan paraqitjen e Dinamo Zagrebit, e sidomos të një futbollisti: kosovarit Arbër Hoxha.

“Klubi i Zagrebit luajti një ndeshje të mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”, fillon AS në raportimin e tij dhe thekson se një lojtar i bluve kroat ishte problemi numër një për mbrojtjen e Betisit.

“[Arbër] Hoxha u dha një dhimbje koke të vërtetë mbrojtësve, ai ishte protagonisti i golit të Dinamos me një asistim për Kanekon, të cilit i duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë. Dinamo më pas kishte gjithçka në anën e vet dhe e kontrolli lojën bukur”, thuhet në shkrimin e AS. Diario de Sevilla gjithashtu vë në theks lojën e shkëlqyer të Hoxhës, duke kritikuar mbrojtësin e Betisit, Aitor Ruibal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Departamentit për Diasporë të PDK-së, deputeti, Elmi Reçica,…