Spanjollët më në fund shijojnë kafenë jashtë

12 maj 2020 | 09:50

Gjysma nga 47 milionë spanjollë po shijojnë sot lirinë. Spanja është një nga vendet që vendosi masat më të ashpra në Europë, ku për gjashtë javë, fëmijët nën 14 vjeç nuk u lejuan të dilnin nga shtëpitë.

Pak ditë më parë, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi masat e lehtësimit, që do zgjasin deri më qeshor, dhe pas kësaj datë priten masat e fazës tjetër. Megjithatë është paralajmëruar se kufizimet do kthehen nëse do ketë rritje të kurbës së infeksioneve.

Nga dita e sotme, shumë spanjollë u ulën në bare dhe restorantet, që janë lejuar të hapen, por vetëm ato me ambient të jashtëm. Fotot e postuara nga mediat spanjolle këtë mëngjes tregojnë se si po e shijojnë një filxhan kafeje jashtë, në qiell të hapur dhe të shoqëruar me vetëm një person tjetër.

Kishat dhe xhamitë janë lejuar të hapen gjithashtu, por vetëm me kapacitet të kufizuar. Nga data 26 maj do të hapen pjesërisht shkollat.

Megjithatë, relaksimet vlejnë vetëm për disa qytete të vendit. Ndërsa qytete të mbipopulluara si Madridi, Barcelona dhe Valencia po qëndrojnë ende të mbyllura.

Në Shqipëri lokalet dhe restorantet hapen nga data 18 maj, por vetëm ato me ambient të jashtëm dhe me protokoll sigurie.


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një çift nga Kosova janë bërë prindër pas 15 vjetësh.…