Spartak Ngjela: Putin mund të dërgohet në Hagë vetëm nëse rrëzohet nga pushteti
04 maj 2023
| 21:50
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të dërgohet për gjykim në Hagë vetëm nëse rrëzohet nga pushteti.
Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News.
Sipas Ngjelës, sulmi me dron mbi Kremlin është diçka që mund të favorizojë opozitën në Rusi.
“Përderisa është realizuar për të tjerët, shembulli kryesor është Millosheviçi. Tani vijmë te arsyeja e Kremlinit. Duhet të rrëzohet. Nëse rrëzohet shkon në Hagë, nëse nuk rrëzohet nuk shkon në Hagë. Duhet të jemi realistë.
Nëse do ndodhë, ta shikojmë. Me këto akte po e diskretitojnë, i thonë që nuk ke forcë dhe janë të gjitha në favor të opozitës. Nuk e ka të dobët opozitën”, theksoi ai.