Spartak Ngjela tregon çfarë ndodhi pak para arrestimit: Meta kërkoi strehim politik në Hungari

25 tetor 2024 | 12:12

Avokati Spartak Ngjela, ka thënë se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK-ut.

Ngjela është shprehur se ditën e arrestimit, Meta po kthehej nga Kosova, për të shkuar më pas drejt Hungarisë, por është kthyer sërish në Shqipëri pasi Budapesti nuk ia ka pranuar kërkesën për strehim politik.

“Ai kishte kërkuar strehim politik në Hungari dhe nuk ja kishte dhënë Budapesti, prandaj ishte në Kosovë se do shkonte atje dhe u kthye. Brenda rregullave ndërkombëtare është, ka vajtur në Kosovë, ka kërkuar strehim politik dhe nuk ja ka dhënë Budapesti strehimin politik”, ka thënë Ngjela për “RTSh”-në.

Ish-presidenti Ilir Meta është vënë në pranga të hënën e 21 tetorit, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 akuza, korrupsion, mosdeklarim e fshehje pasuri dhe pastrim parash.

Meta është lënë në “arrest me burg” nga GjKKO-ja, ndërsa për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

E njëjta masë është vendosur për Pirro Xhixhon dhe mikeshën e Kryemadhit, Ema Çokun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi ka vazhduar me…