Spears humb betejën për të hequr babanë e saj nga kujdestaria e pasurisë
Ikona e popit Britney Spears ‘ ka humbur betejën për të hequr babanë e saj nga roli i tij si kujdestar i pasurisë së saj, pavarësisht mbështetjes së gjerë të publikut dhe një lutjes që bëri në gjykatë javën e kaluar.
Gjykatësi amerikan ka mohuar kërkesën e Britney Spears për të hequr kujdestarinë e të atit.
Avokati i këngëtares kërkoi nga një gjykatë në Los Anxhelos që t’i jepte fund kontrollit të pasurisë së saj nga i ati, Jamie Spears, në nëntor të vitit të kaluar.
Avokati ka thënë se Britney Spears ndihet e frikësuar nga nga kontrolli i babait , një rol që ai e ka marrë që prej vitit 2008.
Javën e kaluar këngëtraja dha në intervistë televizive, ku ka thënë se ishte detyruar të performonte kundër vullnetit të saj dhe se nuk i lejohet të bëjë fëmijë dhe të dalë xhiro me të dashurin pa marrë leje nga babai.