Specialja: 11 dëshmitarë më pak kundër Thaçit me shokë
17 shtator 2024
| 22:04
Sipas Speciales të paktën tre prej dëshmitarëve fillestarë kanë vdekur.
Njëri është aq i sëmurë sa edhe vetë Prokuroria pret të mos jetojë aq sa të dëshmojë në gjykatë kundrejt Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.
Për këtë arsye, zyra e Kimberly West ka vendosur që 7 dëshmi t’ia dorëzojë gjykatës vetëm si të shkruara.
Numri më i madh është numri i atyre dëshmitarëve që ZPS-ja ka vendosur t’i largojë përfundimisht nga dëshmitë e tyre.