Specialja arreston edhe ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn

05 dhjetor 2024 | 10:27

Gjykata Speciale ka arrestuar ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakajn.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të Indeksonline, ku pak më parë u raportua se po e njëjtja gjykatë ka arrestuar edhe ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn.

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVLUÇK-së, ka reaguar ndaj arrestimeve të Speciales, duke theksuar se kjo gjykatë po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në  media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Kinaku në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVLUÇK-së, ka reaguar…