Specialja cakton seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës
17 shkurt 2021
| 15:59
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, ka caktuar seancat e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit e Salih Mustafës.
Ndaj dy drejtuesve të OVLUÇK-së, konferenca mbi ecurinë e çështjes është caktuar më 24 shkurt në orën 11:00.
Ndërsa seanca për rastin ndaj Salih Mustafës është caktuar më 5 mars në orën 11:00.
Për këtë të fundit, temë kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes tek gjykata nga prokuroria.
Në lidhje me këtë, palët do të ngrisin çështje që mund potencialisht të ndikojnë tek data e transmetimit.