Specialja, demarkacioni dhe FSK-ja temë në selinë qendrore të NATO-s
Nën organizimin e Asamblesë Parlamentare (AP) të NATO-s dhe me ftesën e kësaj asambleje, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Gjatë ditës se djeshme, delegacioni i Kosovës ka takuar personalitete të larta në AP të NATO-s.
Ndërsa gjatë ditës së sotme delegacioni i Kosovës do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ndër temat kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi i Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n, Gjykata Speciale, demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi, rëndësia e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ngritja e kapaciteteve FSK-së dhe mbështetja e mëtejme e saj.
Përpos Xhavit Haliti, pjesë e delegacionit nga Kosova janë edhe: Slobodan Petroviq, Time Kadriaj, Rexhep Selimi, Doruntinë Maloku- Kastrati , Ganimete Musliu, Zoran Mojsiloviq, Haxhi Shala dhe Danush Ademi.