Specialja dhe demarkacioni duhet të kenë epilog të shpejtë
23 janar 2018
| 22:44
Këshilltari politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, ka deklaruar se temat e mëdha si Specialja, demarkacioni, ushtria dhe dialogu me Serbinë duhet të mbyllen sa më shpejt.
Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj nuk mund të jenë deri në pafundësi peng i disa çështjeve të caktuara.
Sipas Stavilecit, qytetarët e vendit kanë nevojë për lëvizje të lirë, për vende pune dhe për partneritet të fuqishëm me shtetet e zhvilluara.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së mërkurës të gazetës “Epoka e re”)