Specialja e arrestoi në Tiranë, ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj padit ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë

08 dhjetor 2023 | 19:10

Autoritet e Shqipërisë, më 31 korrik në Tiranë e arrestuan ish-ushtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, me urdhër të Gjykata Speciale të Kosovës për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë.

Në lidhje me këtë, Goxhaj ka ushtruar padi ndaj ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, pasi tha se i ka dhënë rrugë kërkesës për ekstradim nga Dhomat e Specializuara, duke shkelur ligjet e Shqipërisë dhe kryesisht Ligjin për Ekstradim.

“Pra, ligjin numër 2 dhe atë numër 3 të viteve 2013, që kanë të bëjnë me ekstradimin, marrëveshjen e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në atë marrëveshje caktohet qartësisht se çdo lloj kërkese për ndihme juridike apo për ekstradim nga Kosova në drejtim të Shqipërisë duhet të kalojë nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe pastaj në ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë”.

“Ndërkohë, kjo kërkesë nuk ka ardhur nga ministria e Drejtësisë e Kosovës por ka ardhur direkt nga Gjykata Speciale në drejtim të ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, pra duke shkelur çdo lloj rregullore. Dhe në bazë të kësaj, është bërë edhe ndalesa ime dhe mbajtja në burg në mënyrë të paligjshme, pasi kërkesa ka ardhur në mënyrë të paligjshme”, tha Goxhaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Goxhaj më tej tha se ndalimi i tij ishte i paligjshëm, pasi tha se ministri Manja ka bërë shpërdorim detyre në rastin e tij.

“Njëkohësisht kemi shpërdorim detyre edhe nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për arsye se kanë shkelur edhe Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht nenin 162, i cili e përcakton qartësisht që në rast se Dhomat e Specializuara duhet të hyjnë në një marrëveshje me një shtet tjetër, ajo marrëveshje do të kalojë nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Pra, ata kanë anashkaluar ministrinë e Drejtësisë së Kosovës”, tha ai.

Ai foli edhe për veprat të cilat rënduan mbi të, duke thënë se kallëzimi që Dhomat e Specializuara kanë bërë kundër tij nuk thonë që ai i është drejtuar dikujt.

“Por, vetëm thonë se Goxhaj ka publikuar një shkrim në faqen e tij në Facebook. Pra, fjala e lirë për Dhomat e Specializuara quhet kërcënim. Absolutisht nuk është kërcënim që t’i përmendet emri dikujt, çdo kujt që i përmendet emri ka të drejt t’i drejtohet gjykatës në rast se ndjehet i kërcënuar. Shkrimi im ka të bëjë me emra që i konsiderojë si dëshmitarë të rremë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Buxheti i Kosovës do të paguajë 832 mijë euro për…