Specialja e ndryshon aktakuzën e Isni Kilajt
Zyra e Prokurorit të Specializuara (ZPS), ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar për ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ai po akuzohet për pengim të drejtësisë.
Lajmi është bërë i ditur nga njoftimi i lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuara.
Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ndryshimet në aktakuzë përfshijnë përmirësimin e akuzave kundër Kilajt, që lidhen me pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkeljen e sekretit të procedurave, në bazë të nenit 401 dhe nenit 392 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, si dhe nenet 15(2) dhe 16(3) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Më 15 maj, DhSK-ja e kishte liruar Kilajn i cili ishte arrestua në nëntor të vitit të kaluar.
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte liruar me kusht.
Kushti i parë ishte dhënia e një garancie financiare apo dorëzani prej 30 mijë eurosh në administratën e Gjykatës Speciale.
Kilaj pas lirimit nuk ka të drejtë të largohet nga territori i Kosovës dhe të dorëzojë dokumentet e tij të udhëtimit.
Gjithashtu Kilaj duhet të paraqitet në Policinë e Kosovës, të japë adresën e tij se ku do të jetojë përgjatë procesit gjyqësor dhe të shmang çfarëdo kontakti me mediat.
Nëse Kilaj do të thyej ndonjë nga kushtet, do të jepet urdhër për arrestimin e tij.
Ndonëse është liruar, Kilaj vazhdon të jetë i dyshuar veprën penale kundër administrimit të drejtësisë.
Kilaj ishte arrestuar më 2 nëntor 2023 pas bastisjes së shtëpisë së tij.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte bërë të ditur se Kilaj është i ngarkuar me vepra penale në të cilat përfshihet pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkelja e sekretit të procedurave.