Specialja është e rrezikshme për Kosovën
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka bërë me dije se ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se kjo gjykatë është e rrezikshme për Kosovën dhe duhet të shfuqizohet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Berisha ka deklaruar se miratimi i Ligjit për shfuqizimin e Speciales nuk e rrezikon shtetësinë e Kosovës dhe raportet e saj me vendet mike.
Duke folur për mundësinë që koalicioni qeverisës të prishet për shkak të kësaj gjykate, ai ka thënë se “këtij koalicioni i daltë flaka dhe mos e zëntë pranvera!”
Berisha ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se ky version nuk ka shanse të ratifikohet në Kuvend.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)