Specialja është kthyer në institucion që projekton padrejtësi
05 korrik 2024
| 14:12
Ish-ministri i Jashtëm në Kosovë, Petrit Selimi, ka reaguar pas lajmit se BE-ja ka ndarë rreth 100 milionë euro për Specialen, për dy vitet e ardhshme.
Selimi ka vlerësuar se Dhomat e Specializuara janë kthyer në institucion që projekton keqbërje dhe padrejtësi.
“BE ka vendosur të paguajë 100 milionë euro të tjera për Dhomat e Specializuara të Kosovës, një gjykatë që ka shpenzuar tashmë gjysmë miliardë në 9 vjet për të ndjekur penalisht disa themelues të grupeve guerile shqiptare, kryesisht rurale. Gjykata Speciale është kthyer në një institucion që projekton keqbërje dhe padrejtësi”, ka shkruar Selimi në platformën “X”-ja.