Specialja është prish kur është nisë
Shkruan: Sali Bislimi
Një gjykim i vonuar është i dështuar në rastin me Kosovën është edhe i politizuar.
Presidentin e morën në emër të drejtësisë për të bërë politikë. Kjo gjykatë nuk e ka kuptuar sa duhet politikën diabolike kriminale serbo-turke, në të cilën me shekuj është zier Kosova. Ajo nuk di as sot ta kuptoj të folurit me rrotulla.
Kosova është histori e dhimbjes jo e krimit. Ata që kanë keqpërdorur Kosovën, ata edhe sot po keqpërdorin drejtësinë e Hagës me pallavra. Shumë ishin që duke akuzuar UÇK-në fituan lejeqëndrime në perëndim. Me UÇK mashtruan për interesa personale. Koha e gjatë e vendit tonë pa drejtësi, bëri që kanuni të jetë e vetmja zgjidhje për ta ekuilibruar sigurinë dhe paqen mes vete.
Megjithatë nga pasojat e kanunit janë dalë shumë ngatërresa dhe gjakmarrje, u keqpërdorua edhe UÇK-ja, mbi të cilën njerëzit e ligë me lehtë ëqërimin e hesapeve kishin mundësinë ta fshehin mbi supet e UÇK-së së përgjakur, e nga kjo sot po vuan padrejtësisht në Hagë.
Presidenti Thaçi, një njeri, i cili e ka bërë luftën për liri dhe paqen me shtetndërtimin e një Kosove demokratike, një personalitet karizmatik që shumë herë ka qenë në mision të paqes, edhe brenda politikës së Kosovës, nuk meriton të gjendet i kindapuar në Hagë.
Një herë i thash: president si të kam? Pak i lodhur se po me marrin kohën ngatërresat e ndryshme të njerëzve dhe po bëhem ndërmjetësues për të krijuar paqen dhe mirëkuptimin.
Kam takuar mijëra njerëz të vendit tim, nga të gjitha partitë politike, njëzëri kam dëgjuar se nëse ka drejtësi presidenti do të kthehet në shtëpi, kam përcjell seanca të gjykimit dhe një kam për t’i thënë gjykatës lirojeni presidentin nëse doni të keni kredibilitetin ndërkombëtar për procese të tjera ku do të merrni aparatin shtetëror të krimit e jo luftëtarë të lirisë.
Për presidentin Thaçi unë nuk mund të rri i qetë deri në lirinë e tij, kam takuar edhe Dick Marty dhe e pyeta se a mendon që UÇK-ja ka bërë krime por i keni pasur vetëm imagjinata, jo tha unë nuk e di a ka bërë krime, por më është kërkuar një raport dhe atë e kemi dërguar atje. La të kuptohet në Kosovë dhe Serbi, dhe ishte i mbushur me gjëra shqetësuese, por ranë poshtë ato aktakuza të cilat është inicuar themelimi i kësaj gjykate, të cilën e kam kundërshtuar nga 2010-a. Edhe këto do të bien gjithashtu poshtë dhe është qesharake një proces gjyqësor jashtë Kosovës kaq i zbehet për t’i thënë krime lufte.
Keqanat e Kosovës të sojeve të ndryshme duke mos mundur të ndalin pavarësinë e Kosovës filluan ta keqpërdorin UÇK-në që nëpërmjet saj të fitojnë favore për të jetuar jashtë saj me standarde Perëndimore.
Tash ju drejtësi e nderuar atje në Hagë nëse mendoni ta gozhdoni me paragjykim presidentin Thaçi ju keni gozhduar Krishtin tonë që është madhështia jonë në Kosovën tonë.
Një gjykatë që është prish në nisjen e saj, dyshoj në parimet e saj!!