Specialja i kthen në Kosovë paditë civile
10 shkurt 2023
| 11:56
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka vendosur që në çështjen ndaj të akuzuarit Pjetër Shala, procedurat për dëmshpërblim dhe ato penale, të zhvillohen njëkohësisht.
Një vendim të tillë, trupi gjykues e ka marrë më 9 shkurt. Gjithashtu, në lidhje me këtë çështje është vendosur që në rast të shpalljes fajtor, trupi gjykues nuk do t’i referojë viktimat për padi civile në gjykatat e Kosovës, shkruan “rtklive”.
Krejt kjo në përputhje me nenin 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por njëkohësisht do të nxjerrë një Urdhër për Dëmshpërblim, në përputhje me nenet 22(8) dhe 44(6) të Ligjit.
Rrjedhimisht, trupi gjykues në këtë çështje do t’i ndjek procedurat e njëjta si në çështjen Salih Mustafa.