Specialja ia vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit
01 korrik 2021
| 14:08
Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas njoftimit, Specialja ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqi, i cili mund të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e tjetër të paraburgimit deri më 9 gusht të këtij viti ose deri më 19 gusht të këtij viti.
I njëjti vendim vlen edhe për Rexhep Selimin, i cili mund të paraqesë gjithashtu parashtresat për shqyrtimin tjetër të masës së paraburgimit deri në datat e lartcekura.
Në paraburgim në Hagë janë duke u mbajtur edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.