Specialja ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
19 janar 2023
| 14:05
Gjykata Speciale ia ka vazhduar masën e paraburgimit Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Vendimi për vazhdimin e paraburgimit është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Arsyet e vazhdimit të paraburgimit mbesin të njëjta: rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe mundësia e manipulimit të provave.
Selimi dhe Krasniqi bashkë me Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë në paraburgim tash e më shumë se 2 vjet në Hagë. Atyre nuk iu është aprovuar asnjë kërkesë për lirim nga paraburgimi.