Specialja konfirmon bastisjet në Prishtinë

06 nëntor 2020 | 10:19

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se është duke kryer bastisje në Prishtinë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit”, është thënë në njoftim.

Ndryshe sot janë duke u kryer bastisje në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe në zyrat e PDK-së në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, në…