
Specialja konfirmon se Thaçi do të lejohet të qëndrojë edhe me familjen e ngushtë pas nderimeve tek varri
21 mars 2025
| 11:47
Gjykata Speciale ka bërë me dije se ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i lejohet që të qëndrojë edhe me familjarët e tij të ngushtë për ngushëllime, pas nderimeve tek varri i babait të tij të ndjerë.
“Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle për “Express”.