Specialja mban seancë ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve

08 shtator 2022 | 08:43

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar kalendarin e seancave për javën e dytë dhe të tretë të muajit shtator.

Në njoftimin zyrtar të Speciales, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” është caktuar për datën 8 shtator me fillim në orën 13:30 minuta.

Sikurse bëhet e ditur në kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është planifikuar për 8 shtator në ora 13.30.

Në seancë do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera.

Ndërkohë, në javën e tretë të këtij muaji, duke nisur nga 13 deri me 16 shtator, me fillim në orën 9:30, do të mbahen seanca me deklaratat përmbyllëse të prokurorit ndaj rastit të Salih Mustafës. /kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i partisë “Guxo”, pjesë e grupit parlamentar e Vetëvendosjes…