Specialja ndryshon datën e konferencës përgatitore ndaj liderëve të UÇK-së
19 janar 2023
| 15:35
Gjykata Speciale ka ndryshuar datën e mbajtjes së konferencës përgatitore të prokurorit të Specializuar për seancën e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Data e parë e për mbajtjen e konferencës përgatitore ishte caktuat më 17 shkurt nga prokurori i specializuar, Matthew Howling, në ditën e përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës dhe ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Konferenca e fundit përgatitore për seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së është mbajtur më 18 janar dhe është vendosur që gjykimi të fillojë në muajin mars.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.