Specialja në pushim veror deri më 16 gusht
29 korrik 2024
| 14:56
Gjykata Speciale njofton se pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 16 gusht 2024.
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 29 korrik, dhe përfundon më 16 gusht 2024. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.