Specialja nuk ndalet, fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së
24 gusht 2020
| 20:13
Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit.
Bëhet fjalë për ish-ushtarin e UÇK-së, Ziadin Hoxha.
Lajmin e ka kumtuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, ka shkruar Gucati.