Specialja për herë të parë respekton ditën e Pavarësisë së Kosovës
04 dhjetor 2023
| 11:22
Në nisje të seancës gjyqësore të hënën, kryetari i Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, ka njoftuar se të hënën e 19 shkurtit 2024 nuk do të mbahet seanca.
Kjo seancë ishte planifikuar dhe vënë tashmë në kalendarin zyrtar të seancave, për shkak të festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila i bie të shtunën, e festohet zyrtarisht me pushim në institucionet shtetërore të hënën.
Kjo po ndodhë për herë të parë në Speciale, pasi në të gjitha rastet e mëparshme, madje edhe më 17 shkurt janë mbajtur seanca gjyqësore çfarë kishte ngjallur kritika të shumta ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës.