Specialja përfundon pushimet, më 16 janar nis seanca gjyqësore
Dhomat e Specializuara të Kosovës këtë javë fillojnë punën pas përfundimit të pushimit dimëror.
Seancat e Gjykatës Speciale, do të fillojnë të martën, kurse gjatë javës janë paraparë të mbahen katër seanca në rastin ‘Shala’.
Gjatë pushimit kur nuk janë mbajtur seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore kanë qenë në minimum.
Megjithatë, gjykata ka mbetur plotësisht funksionale dhe puna ka vazhduar në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit kanë mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.
Ndërsa në rastin gjyqësore ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, seancat do të fillojnë më 15 janar.
Gjatë muajit janar sipas kalendarit të Dhomave të Specializuar, do të jenë në tërësi 16 seanca gjyqësore, në dy rastet gjyqësore Hashim Thaçi dhe të tjerët’ dhe ‘Shala’.