Specialja publikon aktgjykimin në gjuhën shqipe ndaj Gucatit dhe Haradinajt

17 gusht 2022 | 11:26

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare aktgjykimin në versionin e redaktuar, në gjuhën shqipe, të shpallur me 18 maj 2022 ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Ky aktgjykim përbëhet nga 375 faqe dhe të njëjtin mund ta gjeni:  KËTU.

Ndryshe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinajn, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Po ashtu, Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, konsideron se mosinvestimet në energji,…