Specialja refuzon apelin e Isni Kilajt për ndërprerje të paraburgimit
12 janar 2024
| 12:16
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë me dije se Paneli i Gjykatës së Apelit e ka refuzuar apelin e Isni Kilajt që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Ish-kryetari i Malishevës vazhdon të mbahen në paraburgim pasi i njëjti akuzohet për pengim të drejtësisë.
Kilaj është arrestuar më 3 nëntor pas një urdhërarresti të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).
“Kilaj u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës dhe shkeljen e sekretit të procedurave”, ka njoftuar ZPS-ja.