Specialja refuzon kërkesën e ZPS-së për kufizimet dhe monitorimet e komunikimeve të Pjetër Shalës

12 janar 2023 | 12:27

Trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt – Foglia, ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), që kërkonte kufizime dhe monitorim të komunikimeve të Pjetër Shalës.

Sipas vendimit të gjykatës, më 4 nëntor 2022, ZPS i kërkoi Panelit të urdhërojë kufizime në komunikimet jo të privilegjuara të Pjetër Shalës përpara fillimit të gjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“ZPS-ja kërkoi në veçanti që: (i ) komunikimet e të Akuzuarit – me telefon, mjete të tjera elektronike, korrespondencë ose personalisht – me persona jashtë ambienteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara, të monitorohen në mënyrë aktive; (ii) komunikime të tilla kufizohen tek individët e miratuar paraprakisht nga Paneli; dhe (iii) i Akuzuari të urdhërohet që të mos ndajë asnjë material konfidencial ose ndonjë informacion tjetër identifikues me askënd jashtë ekipit të tij të mbrojtjes”, është në këtë vendim.

Sipas vendimit, mbrojtja e ka kundërshtuar kërkesën e ZPS-së dhe ka thënë se është e pabazuar, e pajustifikuar dhe disproporcionale, andaj ka kërkuar nga trupi gjykues ta refuzojë atë.

Ndryshe, Shala është arrestuar më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina ka vazhduar me përforcime, teksa së fundmi kanë…