Specialja shkon në pauzë, dëshmitarja e parë dëshmon në seancë të mbyllur

11 prill 2023 | 14:26

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë ka intervistuar dëshmitaren e parë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gati 4 orë.

Megjithatë seanca në fjalë ka qenë e mbyllur për publikun gjatë gjithë kohës.

Në seancën e së martës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, prokuroria kishte kërkuar që të pranohen si prova-materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore.

Por, ky propozim është kundërshtuar nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) është duke insistuar që Kosova dhe Serbia…