Specialja s’ndalet pa e kryer qëllimin për të cilin është krijuar
22 janar 2018
| 10:29
Njohësi i rrethanave politike në vend, Belul Beqaj, e ka vlerësuar të paefektshme iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka deklaruar se Specialja nuk do të ndalet pa e kryer qëllimin për të cilin është krijuar.
Beqaj e ka ftuar edhe kryesinë e Kuvendit që t’i ketë parasysh pasojat që mund t’ia sjellë vendit procedimi i mëtejshëm i kësaj çështje.
Sipas tij, LDK-ja kundërshtimin ndaj shfuqizimit të Speciales më shumë po e bën për nevoja politike sesa si kauzë humane dhe të drejtësisë