Specialja të shfuqizohet
09 shkurt 2018
| 07:51
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, është shprehur i zhgënjyer me tërheqjen e liderëve shtetërorë nga iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Jashari i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj ta procedojë për në Kuvend shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, pastaj kryeparlamentari Kadri Veseli ta shtyjë përpara këtë proces.
Ai ka pohuar se nëse Specialja rikthehet në Kuvend, deputetët do të votojnë për shfuqizimin e saj.
Jashari ka thënë se liderët shtetërorë duhet ta mbrojnë interesin nacional duke i dhënë vendin meritor luftës së UÇK-së.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)