Specialja u lejon ish-krerëve të UÇK-së votimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
17 janar 2025
| 11:44
Ish-udhëheqësit e UÇK-së që aktualisht po mbahen të paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do të kenë mundësi të marrin pjesë në procesin zgjedhor si votues.
Këtë e ka konfirmuar për RTKlive, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. “Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë Doyle për RTKlive.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka njoftuar se është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për ish-ushtarët e UÇK-së.