![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/nasim-1024x576-1.jpg)
Specialja ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
06 janar 2021
| 10:23
Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guilloi, ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Me këtë rast, Guillou ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht, pra deri në rishikimin tjetër të paraburgimit.
Vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë, më 24 dhjetor, mirëpo që është bërë publik tashti së fundmi.
Gjykata ka konsideruar në vendimin e saj se me gjithë kushtet e propozuara nga avokatët mbrojtës ekziston sërish rreziku që të akuzuarit të ndërhyjnë në proces.