Specialja vazhdon intervistimet, veteranët kërkojnë përsëri shfuqizimin e saj

04 gusht 2019 | 15:35

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj është ish-pjesëtarja e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ndonëse ende nuk e di cilësinë në të cilën është ftuar që të dëshmojë, deputetja Kadrijaj thotë se nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në heshtje apo do të përgjigjet në pyetjet e Prokurorit të Specializuar.

“Do të kontaktoj me ndonjë prej avokatëve tonë dhe varësisht prej rekomandimeve që do të marrë prej avokatit edhe do të veproj. Unë jam e lumtur për atë periudhë kohore të jetës sime. Është periudha më e ndritshme dhe vazhdoj me qenë krenare me UÇK-në dhe luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Kadrijaj për “Radion Evropa e Lirë”.

Avokati Arianit Koci, i cili është i akredituar për të përfaqësuar raste pranë Gjykatës Speciale, thotë se ky institucion është treguar i ngathët, pasi janë bërë gati tetë vite prej se fillimisht kishin nisur hetimet.

Koci thotë se Gjykata Speciale është duke menaxhuar në mënyrë të çuditshme edhe procesin e intervistimit të të dyshuarave dhe dëshmitarëve.

Në anën tjetër, Veteranët e luftës së UÇK-së, presin që të ketë numër më të madh të ish-pjesëtareve që do të ftohen nga specialja.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha numri i të ftuarve për intervistim nga Prokurori i Specializuar, pritet të rritet deri në fund të muajit gusht.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/gjykata-speciale-kosova-veteranet/30091643.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luhet në “Wembley” ditën e sotme, finalja e Superkuës së…