Spektakël dimëror, ngrijnë ujëvarat dhe lumenjtë në Kinë
19 janar 2018
| 11:32
Rënia e temperaturave në Kinë është bërë shkak i një spektakli të rrallë natyror, ku janë ngrirë ujëvarat e pjesës jugore të qytetit Changzi.
Ngrirja e këtyre ujëvarave ka krijuar blloqe të trasha akulli dhe grupe të mrekullueshme stalaktitesh. Zona e prekur llogaritet të ketë një gjatësi prej më shumë se 200 metrash.