Spektakël në Paris, Nice fiton ndaj PSG-s

16 shtator 2023 | 00:23

Nice e ka mundur Paris Saint-Germain në shtëpi me rezultat 2-3. Ishte një ndeshje kjo interesante e ku mysafirët u treguan cinik për ta fituar atë. Mbappe (29’, 87’) shënoi për PSG. Moffi (21’, 69’) dhe Laborde (53’) shënuan për Nice

Nice ka arritur që të dal me një tre pikësh të madh sonte duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi të Ligue 1, Paris Saint – Germain.

Nice e nisi më mirë këtë ndeshje dhe arritën që të shënojnë gol në minutën e 21-të. Terem Moffi bëri një goditje të fortë, e cila u devijua dhe kjo bëri që Donnarumma të mposhtet dhe mysafirët të kalonin në epërsi.

Achraf Hakimi e gjeti mirë Kylian Mbappen tek i cili pasoi dhe ai shënoi në minutën e 29-të te ndeshjes për rezultat 1-1.

Rasti më i mirë që PSG të kalojë në epërsi në këtë ndeshje ishte ai i minutës së 38-të kur Dembele goditi por që nuk ishte i saktë dhe topi kaloi shumë pranë shtyllës së majtë të portierit të Nice.

Mysafirët e nisën shumë më mirë pjesën e dytë.

Ata dolën në një kundërsulm të shpejt ku Terem Moffi përsëri ishte krucial në këtë aksion. Nigeriani pasoi të partneri i tij në sulm Laborde i cili shënoi golin e dytë të Nice në këtë ndeshje në minutën e 53-të.

Po mos të ishte Donnarumma, PSG do ta pësonte golin e tretë tre minuta më vonë por portieri italian bëri një superpritje të goditjes së Sofiane Diop.

Nice vazhdoi të jetë më e mirë dhe Moffi do të shënonte përsëri.

Nigeriani përsëri doli mirë në kundërsulm, qetësoi topin mirë dhe goditi më të majtën e tij duke shënuar për rezultat 1-3 në minutën e 69-të.

Pas kësaj minute, ndeshja i takoi tërësisht Parisit, të cilët sulmuan dhe bën presion vazhdimisht në portën kundërshtare.

Mbappe shënoi përsëri për kampionët, madje ai bëri një gol të bukur pasi një pasimi të mirë që bëri Randal Kolo Muani. Goli u shënua minutën e 87.

Në minutat e mbetur, PSG edhe pse sulmoi nuk arriti që ta barazoi rezultatin duke u njoftuar kështu me humbjen e parë në Ligue 1 në këtë sezon.

Humbja zbret PSG-në në vendin e tretë në Ligue 1, me dy pikë më pak së Monaco dhe një më pak se Nice që me këtë fitore u ngjit në vendin e dytë në ligën elitare franceze.

Në javën e ardhshme, Paris Saint-Germain përsëri do të luajnë në shtëpi në derbin kundër Marseille derisa Nice do të jetë mysafirë i liderit të Ligue 1, Monaco.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin është…