Spektakël sportiv në Malishevë, Rudaj mbron titullin në ‘Muay Thai’

09 nëntor 2023 | 14:45

Më 11 nëntor kampioni nga Malisheva, Luan Rudaj do të mbrojë titullin në sportin “Muay Thai”, kundër iranianit Masoud Raeisi. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili paralajmëroi se kjo do të jetë ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në këtë komunë.

“Ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë nga Komuna e Malishevës po afrohet. Kampioni ynë, bashkëvendësi, Luan Rudaj, do ta mbrojë titullin e botës në sportin “Muay Thai”, kundër iranianit Masoud Raeisi. Kjo ngjarje e madhe që do të shoqërohet edhe me disa ndeshje tjera, dhe me një program të pasur artistik, siç edhe jeni të informuar, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 11 nëntor 2023, duke filluar nga ora 16:00. Ju mirëpresim!”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së shpejti BE-ja pritet të ketë rregulla më të rrepta…