Spektatori i veçantë i Anitës, puthje mes çiftit Haradinaj

24 tetor 2022 | 23:21

Anita Haradinaj ka pasur një spektator të veçantë gjatë provave në Dance Albania.

Bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në Tv Klan për ta ndjekur teksa kërcente.

Pasi shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa puthje.

Ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi që të shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij.

Ramush Haradinaj: Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe!

Anita Haradinaj: Do të doja që ti të kërceje me mua aty, të bësh një dy padjeshka.

Ramush Haradinaj: Për aty nuk e di me kërcy, tashi që ke mësuar ndoshta. Sa e mirë je e dinë të gjithë!

Linku i videos

https://youtu.be/v4p-lzhedfA

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unai Emery është rikthyer në Premierligë. Aston Villa ka njoftuar…