Spezia e dëshiron Berishën
08 korrik 2024
| 14:26
Etrit Berisha është një lojtar me shumë eksperiencë dhe për këtë shkak interesim për të ka shfaqur skuadra e Spezias.
Klubi italian i Serisë B kërkon të sistemojë çështjen e katërkëndorit për sezonin e ri dhe Etrit Berisha është emri i duhur. 35-vjeçari i Kombëtares shqiptare i cili ka një karrierë të gjatë, ku ka mbrojtur portën e disa klubeve si Atalanta, Lazio, SPAL dhe Torino, ka përfunduar kontratën me Empolin, klub ku ishte sezonin e fundit, të cilin e mbylli me 14 ndeshje, ndërsa në Evropian kaloi zgjedhje e dytë për Silvinjon që preferoi Strakoshën. Ndërkohë një tjetër pistë për Berishën është edhe rikthimi në Suedi me ekipin e Kalmarit, me të cilin ka luajtur vite më parë.