‘Spice Girls’ nuk ndalen, priten koncerte në Las Vegas

21 korrik 2019 | 14:13

Ato kanë përfunduar turne epike të ribashkimit në Mbretërinë e Bashkuar këtë verë.

Megjithatë, duket se “Spice Girls” janë të uritura për më shumë.

Ato mund të vendosin të kenë rezidencën e tyre Las Vegas, duke fituar deri në 10 milionë dollarë secila në këtë proces.

Lajmi vjen disa ditë pasi Mel B ka theksuar se vajzat dëshirojnë të marrin pjesë në festivalin e vitit të ardhshëm Glastonbury.

“Mirror”-i ka raportuar se grupi i vajzave po planifikon një qëndrim për gjashtë javë në Las Vegas, që mund t’ju sjellë atyre të hyra financiare goxha të majme.

Më tutje është thënë se ngjarja pritet të mbahet në verën e vitit 2021, me kompaninë e tyre të menaxhimit “Modest”. /KK/

https://www.youtube.com/watch?v=FVc6umsOYMo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz kanë festuar 50-vjetorin e zbritjes së parë në…