Spice Girls ribashkohen në 50 vjetorin e Victoria Beckham
Pesë vajzat e famshme të Spice Grils u ribashkuan gjatë fundjavës për të festuar ditëlindjen e ish-anëtares, Victoria Beckham.
Në festën private të realizuar në Londër, Melanie “Mel C” Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliëell dhe Melanie “Mel B” Broën, u bënë bashkë me Victoria Beckham për të performuar hitin e 1997-ës, “Stop”.
Festa u mbajt në Oswald’s, një klub ekskluziv në Mayfair, Londër, ku u mblodhën rreth njëqind të ftuar të zgjedhur. Mes të ftuarve, Eva Longoria, Gordon Ramsay, Tom Cruise, të gjitha ish vajzat Spice, Emma Bunton, Mel C, Mel B dhe Geri Halliwell.
Ato bënë edhe një nga lëvizjet nga videoklipi ikonik, e cila shihet në videon e publikuar nga David Beckham në Instagram.
“A mos është ky një paralajmërim për ribashkim? Sepse mezi po e pres”, shkroi dikush në komentet e videos.
“Kur do bëhet turneu?”, shkroi një tjetër. Ndërsa më tej, dikush u shpreh: “Nuk jemi mirë. Faleminderit David që bëre punën e Zotit duke na dhënë këtë video”.
Victoria e publikoi videon në faqen e saj duke e quajtur festën “ditëlindjen më të bukur”.
Ikona e modës festoi dje 50-vjetorin e lindjes.
Spice Girls u krijuan në 1994-ën dhe janë një nga grupet më të suksesshëm të muzikës pop. Vajzat kanë shitur më shumë se 100 milionë albume në të gjithë botën.
Në vitin 2000 u ndanë dhe vonë u ribashkuan për të performuar në 2012-ën në Londër.
Në 2019-ën, ato u bënë edhe njëherë bashkë pa Victorian për një turne të shkurtër. Prej kohësh njerëzit kanë pritur një ribashkim dhe një turne me të pesta vajzat bashkë.