Spikat derbi Barça – Bayern
Barcelona dhe Bayern Muncheni e fillojnë sonte (e martë) edicionin e ri në Ligën e Kampionëve. Kjo është ndeshja kryesore e kësaj nate në garën me të fortë në futboll, kurse zhvillohet në “Camp Nou” në kuadër të Grupit E.
Barcelona zuri vendin e tretë në sezonin 2020-21 në La Liga për ta siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Kampionëve, kurse në anën tjetër Bayerni vazhdoi dominimin në Bundesliga duke e fituar titull e kampionit.
Skuadra spanjolle ka pësuar disa ndryshime në afatin kalimtar të verës nga ku është larguar edhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi.
Trajneri Ronald Koeman e ka nisur në mënyrë pozitive sezonin 2021-22, me skuadrën e tij duke arkëtuar shtatë pikë nga tri ndeshjet e para në La Liga.
Barça në tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve është pa fitore. Sidoqoftë, gjigantët katalanas nuk kanë kaluar katër ndeshje pa fituar në Ligën e Kampionëve që nga viti 2013. Bayeni nuk arriti të mbrojë Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua sikurse Barcelona nga PSG-ja.
Kampionët e Gjermanisë në ndeshjen e sotme hynë me një formë të mirë, pasi kanë fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Sulmi i Barcelonës nuk është sikurse dikur pasi, përveç Messit, është larguar edhe Antoine Griezmann, kurse Sergio Aguero, Ousmane Dembele dhe Ansu Fati janë të lënduar.
Në pikëpyetje është edhe paraqitja e Martin Braithwaite, ndërsa mungesat e Bayernit për këtë ndeshje janë dyshja franceze Kingsley Coman-Corentin Tolisso.
Formacionet e mundshme:
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Araujo, Pique, Alba; Busquets, F. de Jong, Pedri; Depay, L. de Jong, Coutinho.
Bayern Munchen (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Musiala; Lewandowski.
Grupi E
21:00 Barcelona – Bayern Munchen
21:00 Dynamo Kyiv – Benfica
Grupi F
18:45 Young Boys – Manchester United
21:00 Villarreal – Atalanta
Grupi G
18:45 Sevilla – Salzburg
21:00 Lille – Wolfsburg
Grupi H
21:00 Chelsea – Zenit St. Petersburg
21:00 Malmoe – Juventus
/Epoka e re/