Spikerja që dha lajmin propagandistik në RTK distancohet nga dezinformata që lexoi në “Lajmet Qendrore”

23 korrik 2024 | 23:12

Moderatorja e lajmeve qendrore në RTK, Alketa Gashi Fazliu, e cila dha lajmin prapagandistik në RTK për shkrimin e gazetës boshnjake, është distancuar nga lajmi që ndau me shikuesit, duke thënë se ajo nuk është e përfshirë në formulimet, politikat apo qëndrimet redaktoriale në televizionin publik.

Gashi Fazliu ka thënë se distancohet nga gjithçka joprofesionale.

“Gazetarët e medias publike përherë gjenden para tehut të kritikave të palëve dhe të të tjerëve që e kanë hobi kritikën dhe sulmin kryqëzues. Nuk jam dhe nuk ka se si të jem e përfshirë në formulimet, politikat apo në qëndrime redaktoriale për asnjë çështje dhe veçanërisht lajm.  Statusi dhe pozicioni që kam në institucionin audioviziv publik të Kosovës, ma ka përcaktuar dhe ma bën të ditur për çdo edicion informativ mospërfshirjen. Kolegë, të nderuar: jam ajo që kam qenë, do të jem kjo që jam…edhe pse po m’binë hise do situata të vështira!”, ka shkruar ajo.

“#disctancim i përjetshëm nga gjithçka joprofesionale”, përfundon postimi i saj.

RTK ka publikuar dje një shkrim nga një gazetë boshnjake, duke nisur kështu fushatë të rrezikshme akuzuese ndaj dy mediumeve në vend, “Nacionale dhe Periskopi” Ky shkrim është shpërndarë nga disa deputetë të Vetëvendosjes. Kësaj fushate licencuese ndaj mediave i është bashkuar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka deklaruar sot se për këtë “shkrim” e ka lajmëruar edhe Prokurorinë e Shtetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Baton Haxhiu, ka qenë i ashpër në “Pressing” të…