Spiropali, Bashës: ‘Memecit i erdhi goja’, ka kush i del për zot Kosovës dhe Shqipërisë

05 tetor 2023 | 12:52

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e seancës plenare në mes debateve të shumta.

Gjatë replikës pas fjalës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të cilët kanë kërkuar që çështja kryesore në këtë seancë të ishte Kosova, Spiropali ka reaguar duke u shprehur se nuk duhen futur interesat politike në çështjen e Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo i ka kërkuar opozitës që të zgjidhin hallet e shtëpisë e më pas të merren me problemet e Kosovës.

“Lulzim Bashës mund t’i shkojë përshtat ajo thënia në film, ‘memecit i erdhi goja’, por në këtë rast do ishte zoti Lulzim i erdhi goja në Kuvend edhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore të merret me kryetaren e kuvendit, me kuvendin e Shqipërisë, me rregullat dhe kushtetutën, kur hallin nuk e ka as tek kushtetuta as tek kuvendi, por e ka tek shtëpia e tij . Tentativa për të krijuar një narrativë me heronj dhe tradhtarë, të shitur dhe të blerë, është narrativa më e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën, nuk ka më të dëmshme se kjo që për interesat e partisë të fusni Kosovën dhe Shqipërinë. Ka kush i del për zot Kosovës dhe Shqipërisë. Zgjidhni hallet e shtëpisë pastaj merruni më çështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Problemet që keni po ndikojnë në mënyrën më problematike për çështjet tona, por doni ta eksportoni këtë gjuhë dhe problem edhe në Kosovë. Institucionet e Kosovës i dalin për zot Kosovës, edhe Shqipëria i ka dalë Kosovës, sepse nuk ka aleatë më të fortë Kosova se Shqipërinë. Do jemi aty për ta. Ju zgjidhni problemet tuaja dhe hajde flisni këtu për të zgjidhur hallet e Kosovës”, ka thënë Spiropali.

Basha ka replikuar duke i thënë se janë një shkelje e kushtetutës dhe krijojnë skema që nuk flasin për problemet e njerëzve dhe çështjen e Kosovës. Madje ai kërkon edhe llogari për interpelancën e kërkuar nga PD-ja në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se “KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës”.

“Ka ardhur dita që të thuash atë që ke në mendje. Ju jeni shkelje e kushtetutës pikërisht për të bërë atë që keni bërë në Kukës. Krijoni skena të tilla sepse nuk doni të flisni për problemet e njerëzve, e për Kosovën. Ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD-ja? E varrosët sepse nuk doni që kryeministri të vijë e të japë llogari se për deklaratën ‘KFOR-i të marrë në zotërim veriun’. KFOR-i ka në zotërim Kosovën e veriun për një ambient të sigurt, policia e ka mandatin e saj për luftën e krimit në Kosovë. Ditën teatër, natën kulla”, ka thënë Basha./TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në…