Spiropali: Këshilli i Evropës nuk është i plotë pa anëtarësimin e Kosovës (video)

20 mars 2025 | 15:23

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, ajo ka thënë se ky institucion nuk është i plotë pa anëtarësimin e Republikës së Kosovës.

Gjatë adresimit të saj, kryeparlamentarja shqiptare ka thënë se kjo është kërkesa kryesore e saj në këtë konferencë.

“Këshilli i Evropës nuk është i plotë me mungesën e shtetit më të ri të Evropës, Kosovës. Vështirë të gjendet një shtet tjetër që pas 26 vitesh liri dhe 17 vitesh pavarësi të ketë ndërtuar një demokraci vibrante si Kosova. Prandaj pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës, i cili ka mbështetjen e Asamblesë Parlamentare, është kërkesa më e rëndësishme e Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë ndaj kësaj Konference”, ka thënë kryeparlamentarja shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran…