Spiropali nxjerr foton e rrallë të Nënë Terezës: Ishte grua e armatosur vetëm me dashuri njerëzore!

05 shtator 2020 | 13:10

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kujton Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit të saj.

Teksa publikon një foto të rrallë të Nënë Terezës në moshë të re veshur me kostumin kombëtar të Prizrenit, Spiropali shkruan se ajo ishte një grua e armatosur vetëm me besim hyjnor dhe dashuri njerëzore.

“Shenjtorja jonë Terezë rrobën e bardhë e kishte shoqëruese të pandarë. Sot në ditën e Saj dua ta kujtoj të veshur me këtë kostum kombëtar të Prizrenit.

VAJZË shqiptare e brishtë që i ra botës qark. Grua e armatosur vetëm me besim hyjnor dhe dashuri njerëzore theu çdo kufi tokësor duke u përjetësuar në Kujtesën universale të njerëzimit. Shenjtore që s’harrohet kurrë!”, shkruan Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti u thirr nga Prokuroria Speciale…