Spitali i Gjakovës nuk do ta ketë më problem furnizimin me oksigjen
02 shtator 2021
| 08:30
Spitali i Gjakovës, pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me Covid-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasiqë rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.
“Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi”, ka njoftuar ShSKUK-ja.