Spitali i Gjakovës: Nuk kanë vdekur pesë pacientë nga Covid-19
Spitali i Gjakovës ka reaguar ndaj deputetit të LV-së, Agon Batusha, i cili ka thënë në këtë spital brenda dy orësh kanë vdekur pesë persona nga Covid-19.
Spitali i Gjakovës me anë të një komunikate për media kanë thënë se nuk qëndron lajmi se kanë vdekur pesë persona.
Spitali ka treguar se morgu i spitalit përdoret edhe për persona që vdesin nga shkaqe tjera, dhe ky është një fakti i ditur.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Gjakovës:
Demantojmë Deputetin e VV, Agon Batusha,
Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjaret i lejnë kufomat në morg deri në ditën e varrimit.
Ju lutem të gjithëve lejoni personelin shëndetësorë të punojnë, të gjithë janë mobilizuara, të gjitha janë në detyre, janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre vetëm e vetëm që të mbrojnë dhe mjekojnë pacientë.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!
(M.K / Epoka e re)